Site icon Telegrafi

Ronaldo pyetet për dallimin e tij me CR7 dhe nofkën ‘i vërteti’, braziliani thotë se janë shumë të ndryshëm

Identiteti i ‘Ronaldos së vërtetë’ nuk është një argument që ish-sulmuesi brazilian, Nazario da Lima dëshiron të hyjë, me fituesin e Kupës së Botës që pretendon se ai është “shumë ndryshe’ nga portugezi Cristiano.

Gjatë fundit të viteve të 90-ta dhe në fillim të shekullit të 21-të, Ronaldo ishte një sulmues i frikshëm që fitoi dy medalje të arta të Kupës së Botës, një karrierë për t’u pasur zili me çmimet e klubeve dhe tre herë lojtari më i miri i vitit.

Ndërsa, fuqitë e ‘Fenomenit’ filluan të zbehet, një tjetër Ronaldo u rrit dhe ndihmoi veten për rekorde të panumërta, pesë kurora të Ligës së Kampionëve dhe pesë Topa të Artë.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i kombinuar i El Clasicos në shekullin XXI - Dominohet nga Barcelona dhe mungojnë yje si Zidane, Iniesta e Ramos

Ky i fundit tani është te Juventusi, duke luajtur më parë me Manchester Unitedin dhe Real Madridin dhe është konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave.

Femomeni Ronaldo fitoi Topin e Artë gjatë kohës sa ishte futbollist i Interit, por edhe si lojtar i Real Madridit

Megjithatë, ‘Ronaldo i vërtetë’ heziton të tërhiq krahasimet midis tij dhe portugezit, duke thënë se janë të ndryshëm dhe duke refuzuar etiketën ‘i vërtetë’.

“Është diçka që më ka kënaqur gjithmonë, por nuk ka kuptim. Ne jemi shumë të ndryshëm, unë dhe ai”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Gazzetta dello Sport.

Lexo po ashtu Simoni: Fenomeni Ronaldo më i mirë se CR7

“Dallimi ynë? Mosha, mbi çdo gjë tjetër. Nëntë vite diferencë dhe vite të ndryshme në të cilat luanim”.

“Futbolli ka ndryshuar kaq shumë kohëve të fundit, dhe ndryshon shpejt dhe më shpejt”.

“Nuk dua të them se ‘koha ime’ ishte më e vështirë, por ne hasëm situata të ndryshme dhe me skuadra të ndryshme”.

“Ndikimi brenda kampionatit italian [është gjithashtu i ndryshëm]”.

Lexo po ashtu Vieri: Ronaldo njësoj si 'Fenomeni', është makinë e golave dhe numër një

“Unë isha 20 vjeç, tashmë i kisha arritur gjërat në PSV dhe Barcelonë, por jo shumë, sigurisht jo gjithçka. Isha ende një projekt i një kampioni, ose të paktën u ndjeva kështu”.

“Cristiano arriti në Itali në moshën 33 vjeçare, në kulmin e pjekurisë së tij si lojtar”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/

Exit mobile version