Telegrafi

Ronaldo publikon një video të re në YouTube duke e titulluar “Bernabeu” – brenda pak orëve merr miliona shikime

Superylli global i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shpërndarë një video të re në kanalin e tij të sapokrijuar në YouTube.

Në videon të cilën e titulloi “Bernabeu”, futbollisti legjendar shfaqet duke luajtur padel me djalin e tij.

Brenda pak orëve, videoja e tij “Bernabeu… pressure… 90,000”, mori mbi 4 milionë shikime nga adhuruesit e tij.

Edhe pse ka vetëm disa ditë që Ronaldo ka hapur kanalin në YouTube, futbollisti ka mbledhur më shumë 40 milionë abonentë.

Të gjithë mbetën të shtangur kur e kuptuan se ylli portugez tashmë kishte hapur një llogari në platformë.

Ai theu rekordin e shumë YouTube-reve që s’kishin mundur ta thyejnë me vite. /Telegrafi/