Pas testeve mjekësore të hënën, Cristiano Ronaldo ka përfunduar edhe stërvitjen e parë si lojtar i Juventusit.
Portugezi dukej mjaft në formë, por edhe i shoqërueshëm me bashkëlojtarët e rinj.
CR7 ka publikuar në Instagram edhe foton e parë nga stërvitja si lojtar i skuadrës bardhezi, ku ka shkruar:
“Stërvitja e parë e vështirë”, ndërsa ai në foto ishte me Douglas Costan, Gonzalo Higuainin, Juan Cuadradon, Paulo Dybalan dhe Rodrigo Bentacurin.
Ndeshja e parë e Juventusit në sezonin 2018/19 në Serie A është ndaj Chievos.
Dhe me shumë mundësi CR7 ndaj skuadrës nga Verona do të luajë nga minuta e parë.
Transferimi i tij i kushtoi Zonjës së Vjetër 100 milionë euro, ndërsa rroga vjetore e tij është 30 milionë. /Telegrafi/
Running into your first ⚪⚫ training session at JTC like 💪💪💪#ForzaJuve pic.twitter.com/3QyxcoaiqM
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) July 31, 2018