Telegrafi

Ronaldo: Pse po largohem nga United

“Pasi e fituam Ligën e Kampionëve, fillova të mendoj se nuk më ka mbetur asgjë tjetër për të arritur me Manchesterin”.

“E kuptova se kur arrin gjithçka, është koha për të kërkuar një sfidë të re. Unë qëndrova edhe një vit dhe u kënaqa, mirëpo ëndrra ime ishte të luaj për Real Madridin”.

“Nuk jam transferuar për para. Ajo që unë dëshiroj është të jem lojtari më i mirë në botë, dhe për ta bërë këtë më duhet shumë punë, por ky është qëllimi im. Prandaj është shumë e qartë: nëse bëhesh lojtari më i mirë i Real Madridit, atëherë do të jesh lojtari më i mirë në histori”, ka shpjeguar Ronaldo.