Telegrafi

Ronaldo pritet të mos luajë kundër Leaganesit

Cristiano Ronaldo pritet të mos luajë sonte për Real Madridin.

Kjo e fundit do të jetë mysafirë i Leganes në kuadër të La Ligas ndërsa nuk do t’i ketë shërbimet e lojtarit më të mirë në botë për vitin 2016.

Zinedine Zidane nuk do ta inkuadroj në këtë ndeshje sulmuesin kryesor pasi që portugezi rrezikon të suspendohet shkaku i kartonëve të verdhë.

Trajneri francez dëshiron ta ketë Ronaldon gati për derbin ndaj Atletico Madridit, i cili luhet në këtë fundjavë.

Ndryshe, takimi do të filloi në ora 21:30 dhe stadiumi i vendasve pritet të jetë i stërmbushur me shikues. /Telegrafi/