Juventusi ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor, pasi Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje me skuadrën.
Superylli portugez mungoi në fitoren e Zonjë së Vjetër ndaj Brescias (2-1), mirëpo klubi e konfirmoi të enjten se ai është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit.
Siç po qëndrojnë gjërat , ai do të jetë në dispozicion të Maurizio Sarrit për ndeshjen kundër Spalit që zhvillohet të shtunën.
34-vjeçari e nisi sezonin me dy gola në Serie A, ndërsa nuk arriti ta fitonte çmimin e lojtarit më të mirë sipas FIFA-s, pasi i takoi Lionel Messit.
Nga ana tjetër, Alex Sandro ka munguar në stërvitje për, siç është thënë, arsye familjare. /Telegrafi/