Telegrafi

Ronaldo prezanton ‘Topin e Artë’ në Bernabeu, duartrokitje të mëdha për më të mirin e botës (Foto/Video)

Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka prezantuar ‘Topin e Artë’, në ‘Santiago Bernabeu’.

Tifozët e Real Madrid e kanë duartrokitur shumë portugezin për çmimin e fituar javë në parë nga prestigjiozja ‘France Football’.

Përpos topit të fundit të fituar, Ronaldo ka pasur me vete edhe tre topat e tjerë të artë të fituar më parë.

Portugezi është futbollisti i dytë që ka fituar më së shumti këtë çmim pas Lionel Messit që ka fituar pesë herë ‘Topin e Artë’.

Kujtojmë që në ndeshjen ndaj Granadas, Ronaldo shënoi golin e tretë në ndeshje me kokë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gVjndLNO0lc