Cristiano Ronaldo publikoi një foto nga sesioni i fundit i realizuar në ambient të hapuar.
Me trupin perfekt dhe veshje të thjeshtë, Ronaldo ka realizuar sesionin e ri për një prej kampanjave të tij të reja promovuese.
Sidoqoftë, kjo foto nuk kaloi as pa kritika dhe tallje, shkruan Telegrafi.
Duke shfrytëzuar një video të mesufshorit Javi Martinez duke qeshur, llogaria zyrtare e Bayernit në rrjetin social Twitter ka përqeshur Ronaldon për foton në fjalë.
. @Cristiano pic.twitter.com/c7SvGlF7SB
— 🇺🇸 FC Bayern US 🇨🇦 (@FCBayernUS) October 28, 2016
Ronaldo dhe Bayerni nuk kanë pasur kurrë ndonjë relacion, teksa duelet kanë qenë intensive sidomos në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/