Prej kohësh kanë qarkulluar zëra se e dashura e yllit të Real Madrid është shtatzënë.
Megjithatë, ishte nëna e 23-vjeçares Georgina Rodriguez që i mohoi këto zëra.
Kësaj here, ka qenë vet Ronaldo i cili është shprehur për të thënë pikërisht të kundërtën.
“Do të bëhem përsëri baba dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë futbollisti.
Në lidhje më dy fëmijët e porsalindur, Ronaldo ka thënë se kujdeset për ta, madje ka mësuar t’u ndërrojë edhe pelenat.
Ai u bë babai i dy binjakëve Eva dhe Mateo muajin e kaluar. Ata erdhën në jetë nga një nënë e panjohur, për të cilën thuhet se është paguar 10 milionë euro. /Telegrafi/