Telegrafi

Ronaldo po bën të pamundurën për Superkupë

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, po bën të pamundurën që të bëhet gati për Superkupën e Evropës.

AS raporton se Ronaldo është në pushime në Ibiza pas triumfit me Portugalinë në Euro 2016, por ai po tenton që të punojë që të kthehet sa më shpejt nga lëndimi.

Ronaldo nuk po pranon që të mbetet jashtë Superkupës dhe ai do të punojë me orare shtesë në fitnes dhe me mjekë që të bëhet gati për skuadrën, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Krejt lajmet për Ronaldon si futbollist dhe për jetën e tij private me shumë femra (Foto/Video)

Ronaldo po vijon klinikën e Ibizas për të marrë tretmane në këmbën e tij, ani pse është në pushime.

Fjalëtn e fundit do ta ketë Zidane, i cili është skeptik dhe nuk dëshiron ta rrezikojë lojtarin.

Superkupa e Evropës mes Real Madridit dhe Sevillas zhvillohet më 9 gusht. /Telegrafi/