Telegrafi

Ronaldo planifikon të pensionohet

“Trupi im kërkon të ndërpres të luaj futboll. Po bëhem gjithnjë e më i moshuar, trupi im më kërkon të pensionohem”, ka thënë Ronaldo për O Globo.

Ish-lojtari i Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit, edhe para se të kthehet në Brazil tha se ai dalëngadalë mendon për pensionim. Shumica parashikuan se karriera e tij do të përfundonte kur në fillim të vitit 2008 ai pësoi një lëndim të rëndë, që e la atë jashtë fushe për nëntë muaj.

Por Ronaldo nuk u dorëzua dhe në fund po të njëjtit vit nënshkroi për Corrinthians. Në shkurt të këtij viti ai vazhdoi marrëveshjen me të njëjtin klub që do ta mbajë atë deri në fund të vitit të ardhshëm (2011). /Telegrafi/