Site icon Telegrafi

Ronaldo përsëriti gjestin josportiv edhe ndaj De Bruyne në humbjen e Man Utd ndaj Man City

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo është sërish shënjestër e kritikave të madha pas një ndërhyrje në kufijtë e brutales ndaj Kevin De Bruyne.

Portugezi është konsideruar që në fillimet e karrierës së tij si një futbollist që nuk i pëlqen të humbasë, e së fundmi ai po e “tepron” me ndërhyrjet.

Në ndeshje ndaj Liverpool, ai kishte një ndërhyrje të ashpër ndaj Curtis Jones, ndërsa sot në fund të ndeshjes kundër Manchester Cityt ai bëri të njëjtën gjë ndaj Kevin De Bruyne.

Man City ishte duke fituar 2-0 dhe në minutën e fundit Ronaldo rrëshqiti krejtësisht pa nevojë në drejtim të De Bruyne, edhe pse topi ishte tashmë jashtë fushës.

Më parë, belgu ishte ndaluar në mënyrë të parregullt dhe ndërhyrja e Ronaldos ishte e panevojshme.

 

Ylli portugez mori një karton të verdhë, ndërsa gjatë komentimit të ndeshjes, shumë komentues të famshëm sportivë thanë se ai duhej të kishte marrë karton të kuq.

Trevor Sinclair, ish-lojtar i Man Cityt, ka thënë se kjo ndërhyrje ishte prej atyre prej një frikacaku. Në Twitter kanë dalë edhe komente të shumta duke kritikuar portugezin për këtë gjest. /Telegrafi/

Exit mobile version