Telegrafi

Ronaldo, përsëri telashe me mediat

Futbollisti më i shtrenjtë në botë, që u ka dedikuar pjesën më të madhe të karrierës së tij mediave, për t’u ngritur si futbollist, duket se është buzë humnerës, sidomos pas shpërthimit të lajmeve se ai u bë baba.

Përderisa është çështje kohe kur do të mësohet emri i vërtetë i nënës së djalit të posa lindur të Ronaldos, ky i fundit vazhdon acarimet me paparacët. Pasi kërcënoi javë më parë me ‘vdekje’ një gazetar britanik, Ronaldo përsëri u konfrontua me gazetarët në shtëpinë e tij në Algarve të Portugalisë.

“Ju më shqetësoni. Ju djem jeni gjithnjë duke më ndjekur mua. Gjithnjë duke ecur përreth shtëpisë. Kjo më zemëron… ju djem gjithmonë jeni këtu, çdo ditë, duke ecur përreth shtëpisë me kamerat. Kjo nuk është mirë. Unë nuk mund të pushoj”, theksoi CR9. /Telegrafi/