Telegrafi

Ronaldo përgënjeshtron zërat se është në bisedime me Sportingun

Cristiano Ronaldo i ka shuar zërat se ai është në bisedime me Sporting Lisbonën që të rikthehet aty ku gjithçka filloi.

Tashmë është bërë publike prej muajsh dëshira e yllit portugez që të largohet nga Manchester United, dhe të luajë për një klub që është kualifikuar për në Ligën e Kampionëve.

Derisa SportTVportugal raportoi se pesë herë fituesi i Topit të Artë është në bisedime me Sportingun, është vetë 37-vjeçari që ka mohuar zërat.

Lexo po ashtu Spartak Moska tallet keq me Ronaldon, ndërsa portugezi po kërkon largimin nga Unitedi

Në postimin e mediumit në rrjetin social Instagram, Ronaldo e ka quajtur si lajm të rremë atë postim.

Ende nuk dihet nëse portugezi do të qëndrojë te Manchester United apo do të ketë befasi në këtë afat kalimtar.

Bayern Munichu, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, që të gjitha kanë refuzuar transferimin e tij. /Telegrafi/