Cristiano Ronaldo ka përfunduar para kohe seancën stërvitëse.
Kjo ka bërë që të hedhen dyshime se ai mund të mos paraqiten në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Sot, portugezi i ka dhënë fund ushtrimeve pas një përplasje të vogël me portieri Casilla, transmeton Telegrafi.
Por, mjekët e skuadrës së realit kanë siguruar stafin teknik të skuadrës madrilene se gjithçka është në rregull dhe se Ronaldo pritet të jetë i gatshëm për finalen e ligës më prestigjioze evropiane për klube.
Kujtojmë se ballafaqimi mes Realit dhe Atleticos do të zhvillohet në stadiumin e Milanit, të shtunën me fillim në ora 20:45.
KËTU mund ta shikoni momentin e përplasjes mes Ronaldos dhe portierit të ‘mbretrve’. /Telegrafi/