Juventusi do të përballet nesër (22 tetor) me Lokomotivën e Moskës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Maurizio Sarri dhe Critiano Ronaldo ishin të pranishëm në konferencë për media, derisa portugezi ka folur edhe për Topin e Artë.
34-vjeçari ka thënë se ai dëshiron të fitojë trofe me Zonjën e Vjetër më pas vijnë çmimet individuale.
“Çdo vit ka një sfidë të re. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë tituj si skuadër. Ne duhet të zhvillohemi edhe më shumë si skuadër, tani aspekti individual nuk ka rëndësi, është ndeshja e nesërme që duhet ta fitojmë, nëse fitojmë 50 për qind jemi të kualifikuar”, ka thënë Ronaldo.
“Ne duam të fitojmë të gjithë titujt. Ne duhet të mendojmë të fitojmë së bashku dhe jo individualisht”.
“Nuk mendoj se Topi i Artë do të ishte gëzim i madh për mua se sa të fitonim tituj kolektivisht, andaj unë them se ne duam të fitojmë tituj së bashku dhe jo individual”, ka shtuar më tej portugezi.
Ronaldo është në garë në këtë vit me Lionel Messin dhe Virgil Van Dijkun, derisa argjentinasi shihet si favorit për ta marrë Topin e gjashtë të Artë në karrierë. /Telegrafi/