Telegrafi

Ronaldo: Pellegrini ka punë të vështirë

“Trajneri do të ketë punë të vështirë, mirëpo ne të gjithë e respektojmë njëri-tjetrin. Konkurrenca është pozitive. Jam krenar dhe shumë i lumtur që jam pjesë e këtij grupi lojtarësh”.

“Medoemos duhet të mendojmë vetëm për fitore- kjo është ajo që duhet ta bëjë Real Madridi. Kemi lojtarët të shkëlqyer dhe trajner fantastik”.

“Do të fitojmë, ndërsa nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë i gjithë ekipi duhet të fajësohet. Kemi klub të shkëlqyer dhe do të luftojmë për të fituar gjëra të mëdha”, ka thënë portugezi.