Site icon Telegrafi

Ronaldo mesazh pas publikimit të listës së Portugalisë për Katar 2022: Janë 26 emra, por i gjithë vendi është i ftuar

Cristiano Ronaldo është ftuar në Kampionatin Botëror që do të jetë i pesti për të dhe ndoshta i fundit në karrierën e tij.

Pasi përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, shpalli listën e 26 lojtarëve për turneun në Katar, Ronaldo reagoi me një shkrim në Twitter.

“Edhe një herë, ne jemi gati të ngremë lart emrin e Portugalisë! Lista e Fernando Santos ka 26 emra, por i gjithë vendi është i ftuar! Para Portugalia!”, ka shkruar lojtari më i madh ndonjëherë i kësaj kombëtareje

Ronaldo luajti 191 ndeshje për Portugalinë, duke shënuar 117 gola. Ai ka luajtur 17 ndeshje në Kupën e Botës, shënoi 7 dhe asistoi 2 gola.

Në katër kampionatet e deritanishme, suksesin më të madh e ka arritur në të parin që ka luajtur.

Në vitin 2006, Portugalia humbi ndaj Gjermanisë në ndeshjen për vendin e tretë.

Katër vite më vonë, si dhe në Botërorin e fundit në 2018, Portugalia u eliminua në raundin e parë të eliminimit.  Në vitin 2014, nuk e kaloi as grupin.

Tani në Katar ata do të jenë në grup me Ganën, Uruguain dhe Korenë e Jugut. /Telegrafi/

Exit mobile version