Cristiano Ronaldo ka folur pas largimit të Zinedine Zidane nga Real Madridit.
Trajneri francez ka konfirmuar largimit e tij nga Real Madridi pas dy viteve e gjysmë të kaluara në krye të klubit.
Ky konfirmim i largimit të Zidanet nga Real Madridi ka befasuar të gjithë, ndër ta edhe Ronaldon.
Ylli portugez i Real Madridit ka reaguar me një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.
“Unë jam shumë krenar që kam qenë lojtari yt”.
“Mister, faleminderit shumë”, ka shkruar Ronaldo në profilin e tij në Instagram.
Ndryshe, edhe e ardhmja e Ronaldos është ende e paqartë sidomos pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.
Pas kësaj finale, portugezi deklaroi se ka kaluar mirë të Real Madridi, duke lënë të kuptohet se do të largohet nga Bernabeu. /Telegrafi/