Cristiano Ronaldo shpreson që trofeu i ftuar i Superkupës së Italisë, do t’i jap besim Juventusit.
CR7 e shënoi golin e parë dhe Alvaro Morata e vulosi fitoren prej 2-0 të Juventusit ndaj Napolit.
“Ne jemi shumë të lumtur me fitoren, ishte e vështirë, veçanërisht pasi fusha ishte e tmerrshme, por ne ia arritëm”.
“Ne treguam një qëndrim të ndryshëm pas paraqitjes së keqe kundër Interit. Kjo është e kaluara, ky është një trofe shumë i rëndësishëm dhe shpresojmë se kjo mund t’i japë ekipit më shumë besim në të ardhmen”.
I pyetur se a mundet Juventusi i Andrea Pirlos të fitojë këtë vit titullin, CR7 nuk është dorëzuar.
Ⓢ?Ⓟ?Ⓡ Ⓙ?Ⓥ?#SUPERJUVE #JuveNapoli #PS5Supercup #ForzaJuve pic.twitter.com/vYCnOjT2It
— JuventusFC (@juventusfcen) January 20, 2021
“Milani dhe Interi janë shumë të fortë, por besoj se kemi atë që duhet për të fituar. Do të jetë shumë e vështirë, por besoj se Scudetto është ende e mundur”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/