Telegrafi

Ronaldo: Parma e organizuar mirë, tani kemi avantazh ndaj Interit

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Cristiano Ronaldo e pranoi pas ndeshjes se Parma ishte shumë e organizuar dhe e vështirë për tu mposhtur.

Portugezi ka shënuar tani në secilën nga shtatë paraqitjet e tij të fundit në Serie A, duke gjetur rrjetën 11 herë gjatë asaj periudhe.

“Ishte e rëndësishme që ne të fitonim. Ne e dinim që Interi barazoi dhe Lazio fitoi, kështu që ishte e rëndësishme të krijohet një avantazh”.

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

“Ishte e vështirë, Parma është shumë e organizuar dhe e vështirë për tu mposhtur, por ne luftuam shumë dhe arritëm fitoren”.

 “Parma po shtynte përpara në fazat e fundit, duke sulmuar me shumë lojtarë në zonë dhe ne vuajtëm një kohë që ta pastronim zonën. Mund të ndodhë, ne u tensionuam, por gjëja e rëndësishme është që ne morëm pikët”, ka thënë Ronaldo për Sky Sport Italia.

Cristiano Ronaldo në aksion (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Me dy golat e shënuar Ronaldo shkoi në kuotën e 432 gola në pesë ligat më të mira të Evropës.

Me fitore Juve shkon katër pikë para Interi në krye të renditjes. /Telegrafi/