Legjenda e Real Madridit, Cristiano Ronaldo është lojtari i dytë më i dekoruar në futboll me pesë Topa të Artë të fituar, pas Lionel Messit i cili numëron tetë sosh.
Sulmuesi portugez ka emëruar dy lojtarë të Real Madridit dhe një të Barcelonës në mesin e katër lojtarëve të tij të preferuar për ta fituar këtë çmim në vitet e ardhshme.
Ronaldo dhe Messi u lanë jashtë listës së kandidatëve potencialë për ta fituar këtë çmim për herë të parë që nga viti 2003.
Duke biseduar me Rio Ferdinand për kanalin e tij zyrtar në YouTube, Ronaldo zbuloi lojtarët të cilët sipas tij do ta fitojnë Topin e Artë në të ardhmen.
Ai përmendi Kylian Mbappen, Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Lamine Yamal para se Ferdinand ta sugjerojë edhe Vinicius Junior gjithashtu.
#CR7 has included Lamine Yamal alongside Kylian Mbappe amongst the players that could win the Ballon d’Or. pic.twitter.com/OsNu7wUETx
— Football España (@footballespana_) September 10, 2024
Këtë vit është pothuajse gara më e ashpër për këtë çmim në vitet e fundit. Rodri dhe Dani Carvajal ishin dy yjet e Spanjës në triumfin në Euro 2024, ndërsa Mbappe është emri më i madh.
Carvajal do të bëhej mbrojtësi i parë pas pothuajse 20 vitesh që e fiton Topin e Artë që prej kohës së Fabio Cannavaros.
Vinicius dhe Bellingham në anën tjetër ishin ‘heronjtë’ e Real Madridit, ani pse asnjëri prej tyre nuk pati ndonjë arritje me kombëtaren./Telegrafi/