Telegrafi

Ronaldo: Paraqitje e dobët

“Për mendimin tim, i gjithë ekipi ishte shumë i keq. Unë po flas për sulmuesit, mesfushorët dhe për vijën e fundit. Ne nuk është dashur ta lejojmë Osasunan të shënojë gola dhe të na shkaktojë gjithë këto telashe. Ne duhet të kuptojmë se po luftojmë për La Ligan dhe duhet të jemi më të fokusuar. Kjo nuk mund të përsëritet, pasi që në atë rast nuk do të jemi në gjendje të rikthehemi. Ne shpresojmë se mund të kemi sukses”.

“Nëse falni pikët në këtë fazë të sezonit, ju e humbisni titullin. Falë Zotit ne ishim në gjendje të shënojmë golin e tretë dhe ta fitojmë ndeshjen. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë. Barcelona ka ekip të mrekullueshëm, por edhe ekipet e mrekullueshme pësojnë. Ne duhet të mendojmë se ata mund të humbasin pikë dhe ne t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Gjëja më e mirë e mbrëmjes së kaluar ishin tre pikët e fituara”, deklaroi Ronaldo për Marca. /Telegrafi/