Telegrafi

Ronaldo paralajmëron pensionimin: Mund ta lë futbollin vitin e ardhshëm

Cristiano Ronaldo (Foto: Zhizhao Wu/Getty Images/Guliver)

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mbetet i pasigurt kur do të dalë në pension, duke thënë se mund të jetë vitin e ardhshëm ose ai mund të luajë dero në të 40-tat e tij.

Ronaldo, 34 vjeç, ka vazhduar të shkëlqej pasi u bashkua me Zonjën e Vjetër vitin e kaluar, duke shënuar 28 gola në 43 ndeshje në të gjitha garat dhe duke ndihmuar gjigantët italianë të fitojnë një tjetër titull në Serie A në sezonin 2018-19.

Por, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është i pasigurt kur do të ndalojë së luajturi, megjithëse ai ka menduar se mund të mos jetë larg.

Lexo po ashtu Super-kompjuteri i jep fund debatit se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo

Ylli portugez ka deklaruar se mund t’i varë këpucët në gozhdë vitin tjetër, por mund të luaj edhe deri në të 40-tat.

“Unë nuk mendoj për këtë [pensionimin],” ka thënë fillimisht Ronaldo për TVI të martën mbrëma.

“Ndoshta unë mund të largohem nga karriera ime vitin tjetër … por mund të luaj gjithashtu deri në 40 ose 41 vjet”.

Lexo po ashtu UEFA zyrtarizon tre finalistët për çmimin "Lojtari i Vitit"

“Nuk e di. Ajo që unë gjithmonë them është të shijoj momentin”.

“Kjo dhuratë është e shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdoj ta shijoj”, përfundoi ylli i Juventusit. /Telegrafi/