Punët me Real Madridin dhe me karrierën personale në futboll i ka perfekt, tash koha për pak shoubiz.
Jeta publicitare e Ronaldos është më e gjallë se kurrë. Kjo, pasi shumë brende nuk e shohin veten në treg pa e pasur edhe atë të përfshirë.
Por, Ronaldo po realizon edhe brende personale, siç është ai i parfumit, shkruan Telegrafi.
Në një postim në Instagram, Ronaldo paralajmëroi lansimin e parfumit të tij të ri për nesër.
“Jam shumë i entuziazmuar që do të promovoj nesër parfumin tim të ri”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.
Futbollisti portugez së fundmi raportohet të ketë ndarë tri milionë euro për klubin Chapecoense dhe familjarët e lojtarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik me avion në Medellin të Kolumbisë. /Telegrafi/