Cristiano Ronaldo ka shënuar sot golin e 50-të në fanellën e Juventusit në fitoren 3-0 ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së 22të në Serie A.
Ylli portugez kishte 48 gola deri më tani me Zonjën e Vjetër, mirëpo dy golat e shënuara ndaj Violës bënë që numri të shkonte në 50-të.
Pas 40 minutash lojë, 34-vjeçari e shënoi golin e tij të parë nga ana e penalltisë, e që ishte goli i parë i këtij takimi.
Goli i tij i dytë sërish erdhi nga pika e bardhë e cila u shënua në minutën e 80-të, duke e çuar shifrën e golave në 50-të në fanellën e torinezëve.
Golin e tretë për Juventusin e realizoi Matthijs de Ligt (90+1’) nga një asistim i Paulo Dybalas. /Telegrafi/