Telegrafi

Ronaldo paguan afër 19 milionë euro gjobë pas ikjes nga taksat në Spanjë

July 16, 2018 - Turin, Piedmont, Italy - CRISTIANO RONALDO arrives for medical visits at J Medical in Turin. (Credit Image: © Stefano Guidi via ZUMA Wire)

Cristiano Ronaldo i ka paguar autoriteteve tatimore spanjolle shumën e gjobës me marrëveshje dhe ka pezulluar dënimin dyvjeçar me burg.

Ylli portugez, i cili ka ndryshuar skuadër nga Real Madridi te Juventusin këtë verë, do të paguajë gjithsej 18.8 milionë euro gjoba.

Sipas mediumit Cadena Cope, 33-vjeçari ka rënë dakord me kushtet e shtetit spanjoll në mënyrë që të mbyllet çështja e gjykatës së Hacienda.

Lexo po ashtu Ronaldo pajtohet me dënimin e "dy viteve burg" dhe 18.8 milionë euro gjobë për evazion fiskal

Për shkak të kësaj marrëveshje, Ronaldo nuk do t’i detyrohet shtetit të mbaj dënimin me burg, i cili i ishte shqiptuar më herët gjatë këtij viti.

Ronaldo gjatë prezantimit te Juventusi (Foto: Juventus/Twitter)

Pagesa e parë thuhet se është bërë për autoritetet tatimore javën e kaluar, pasi që çështja e stërzgjatur ka prodhuar këtë vendim.

Ronaldo supozohet se e ka mashtruar shtetin spanjoll me shumën prej 14 milionë e 768,897 mijë euro ndërmjet viteve 2011 dhe 2014.

Lexo po ashtu Ronaldo paguan 30 milionë euro gjobë për të shmangur burgun pas evazionit fiskal

Pakti i tij i ri me Zyrën e Prokurorëve do ta kishte parë atë shumë të reduktuar në vetëm 5.7 milionë euro, por ‘interesi dhe gjobat’ kanë bërë që sulmuesi të duhet të paguajë pothuajse 19 milionë euro.

Rivali i Barcelonës, Lionel Messi, u dënua me 21 muaj burg dhe gjobë 1.7 milionë euro për mashtrim tatimor midis viteve 2007 dhe 2009. /Telegrafi/