Cristiano Ronaldo i ka paguar autoriteteve tatimore spanjolle shumën e gjobës me marrëveshje dhe ka pezulluar dënimin dyvjeçar me burg.
Ylli portugez, i cili ka ndryshuar skuadër nga Real Madridi te Juventusin këtë verë, do të paguajë gjithsej 18.8 milionë euro gjoba.
Sipas mediumit Cadena Cope, 33-vjeçari ka rënë dakord me kushtet e shtetit spanjoll në mënyrë që të mbyllet çështja e gjykatës së Hacienda.
Për shkak të kësaj marrëveshje, Ronaldo nuk do t’i detyrohet shtetit të mbaj dënimin me burg, i cili i ishte shqiptuar më herët gjatë këtij viti.
Pagesa e parë thuhet se është bërë për autoritetet tatimore javën e kaluar, pasi që çështja e stërzgjatur ka prodhuar këtë vendim.
Ronaldo supozohet se e ka mashtruar shtetin spanjoll me shumën prej 14 milionë e 768,897 mijë euro ndërmjet viteve 2011 dhe 2014.
Pakti i tij i ri me Zyrën e Prokurorëve do ta kishte parë atë shumë të reduktuar në vetëm 5.7 milionë euro, por ‘interesi dhe gjobat’ kanë bërë që sulmuesi të duhet të paguajë pothuajse 19 milionë euro.
Rivali i Barcelonës, Lionel Messi, u dënua me 21 muaj burg dhe gjobë 1.7 milionë euro për mashtrim tatimor midis viteve 2007 dhe 2009. /Telegrafi/