Site icon Telegrafi

Ronaldo paditet për evazion fiskal

Prokurorët spanjollë e kanë akuzuar Cristiano Ronaldon për mashtrim me miliona euro në tatime.

Zyra e Prokurorit në Madrid ka ngritur padi kundër superyllit portugez. Ai është akuzuar për evazion fiskal të 14.7 milionë eurove në periudhën 2011-2014.

Sportisti më i paguar në botë ka thënë më herët se nuk është i shqetësuar për këtë gjë, sepse nuk ka asgjë për të fshehur.

Lexo po ashtu Vlera e futbollistëve: Neymar më i vlefshmi, Messi në vend të katërt e Ronaldo në vend të 11 (Foto)

Dokumentet gjyqësore thonë se Ronaldo iu është shmangur tatimeve nga të hyrat që i ka mbajtur në llogaritë jashtë Spanjës.

Ndryshe, Ronaldo është shpallur sportisti më i paguar në botë, i cili sipas Forbes, nga pagat, reklamat dhe sponsorimet ka përfituar 93 milionë dollarë në vitin që lamë pas. /Telegrafi/

Exit mobile version