Telegrafi

Ronaldo ofron mbështetjen e tij për futbollistin Danny Hodgson që lufton për jetën

(Foto: Facebook/Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo ka ofruar mbështetje për futbollistin me bazë në Australi, Danny Hodgson, i cili po lufton për jetën e tij.

Futbollisti, i cili luan për ECU Joondalup, në ‘National Premier League’ të Australisë perëndimore ishte shtrirë në spital pas një sulmi të paprovokuar në zemër më 4 shtator.

Sulmuesi anglez iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike, para se të vendosej në koma të induktuar dhe tash gjendja e tij konsiderohet stabile, mirëpo akoma kritike për jetën.

(Foto: Facebook)

Të dielën, Hodgson e ka pasur ditëlindjen dhe i ka mbushur 26 vjet, ndërsa superylli i Manchester Unitedit i ka dërguar një video-mesazh për të shënuar këtë ditë.

Lexo po ashtu Futbollist dhe njeri i jashtëzakonshëm, Ronaldo ndalon makinën për ta bërë të lumtur një fëmijë që e priste gjatë

“Përshëndetje Danny, sapo kam dëgjuar për historinë tënde, shpresoj të shërohesh shpejt. Të ftoj të vish në njërën prej ndeshjeve tona në Mançester, prandaj shërohu më shpejt miku im”, ka thënë mes tjerash CR7.

Edhe bashkëlojtari i portugezit, portieri anglez Dean Henderson, i ka dërguar mesazhe inkurajuese Hodgsonit, me të cilit kanë luajtur bashkë te Carlisle United. /Telegrafi/

(Foto: Facebook)