Telegrafi

Ronaldo nuk do t’i paguaj 14.7 milionë euro shtetit spanjoll

Cristiano Ronaldo raportohej se do të paguajë borxhin prej 14.7 milionë eurove, të cilat i takojnë agjencisë tatimore spanjolle.

Futbollisti, pas konfliktit me Thesarin e Shtetit, ka angazhuar kompaninë ligjore Baker& McKenzie, ku avokatët Jose María Alonso Puig dhe Luis Briones do të bëjnë mbrojtjen e Ronaldos, transmeton Telegrafi.

Cristiano Ronaldo, i cili nuk është shprehur publikisht për këtë çështje përveç se kishte thënë vetëm se ka “një ndërgjegje të pastër”, nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth këtyre ngjarjeve pas takimit me Rusinë.

Por, e përditshmja spanjolle “AS” raporton sot se reprezentuesi portugez nuk do të paguajë tatimin mbi pagë.

Ndryshe, portugezi do të shfaqet para gjykatës spanjolle më 31 korrik për shmangie të tatimeve dhe evazion fiskal. /Telegrafi/