Telegrafi

Ronaldo nuk stërvitet me ekipin, Zidane konfirmon lëndimin

Telashet për Real Madridin nuk kanë të sosur.

Sot, Gareth Bale është dënuar me dy ndeshje moslojë prej Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle e Futbollit pas ndëshkimit me kartonë të kuq në ndeshjen kundër Las Palmasit.

Por, sot madrilenët kanë marrë edhe një lajm të keq, por kësaj radhe prej stafit mjekësor, transmeton Telegrafi.

Cristiano Ronaldo nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit pasi ndien dhembje në këmbë.

Kështu ka thënë trajneri francez Zinedine Zidane, i cilinuk e di nëse portugezi do të luajë kundër Eibarit.

“Ronaldo ka disa shqetësime. Do të shohim çfarë do të bëjmë me të sepse nuk është stërvitur me ne”, deklaroi Zidane.

Ronaldo nuk dihet nëse do të paraqitet edhe kundër Napolit në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/