Telegrafi

Ronaldo nuk shqetësohet për humbjen nga Barcelona

Reali humbi me rezultat minimal në udhëtimin në Camp Nou, duke humbur kështu edhe kreun e tabelës së La Liga. Por Ronaldo, i cili pas dy muajsh mungese u rikthye për ndeshjen e sipërpërmendur, thotë se nuk është i shqetësuar shumë për këtë humbje.

“Është e vërtet se nuk jam shumë i mërzitur për humbjen. Gjërat e tilla ndodhin në futboll”, ka thënë Ronaldo.

“Ishte një ndeshje e mirë. Kishim shumë shanse për shënim dhe nuk arritëm të shënojnë. Tash nuk ka kurrfarë pendimi për të, duhet ta ngremë kokën dhe të punojmë me ngulm dhe të fitojmë në takimet e ardhshme”, ka shtuar portugezi./Telegrafi/