Telegrafi

Ronaldo nuk shënon as nga penaltia (Video)

Portieri Robert Almer është bërë i pakalueshëm për Cristiano Ronaldon në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Austrisë.

Superylli portugez pati shumë raste për të shënuar gjatë kësaj ndeshjeje, mirëpo gjithçka ia mohoi portieri kundërshtar.

Dhe në rastin më të mirë, kur u akordua penalti, ai dështoi të shënonte nga pika e bardhë duke e goditur shtyllën. /Telegrafi/