Telegrafi

Ronaldo: Nuk mund të bëjë gjëra që i bëja kur isha 20 vjeç

MADRID, SPAIN - DECEMBER 09: Cristiano Ronaldo of Real Madrid CF waves to the audience prior to start the La Liga match between Real Madrid CF and Sevilla FC at Estadio Santiago Bernabeu on December 9, 2017 in Madrid, Spain . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)*** Local Caption *** Cristiano Ronaldo

Në një intervistë shumë të sinqertë Cristiano Ronaldo, ka folur për të ardhmen e tij dhe shumë gjera rreth jetës. 

Tani 33 vjeç, ylli i Real Madridit, ka folur për nivelin personal.

“Kam ambicie, shumë ambicie”.

“Mendoj që secili duhet t’i ketë ëndrrat e veta. I kam ndjekur të mijat dhe vazhdoj ta bëjë, punoj që të arrij më shumë”.

Pesë herë fitues i Topit të Artë

“Në jetën personal, në këtë moment gjëra janë fantastike. Familja ime është rritur, jam shumë i lumtur me jetën time”.

“Në aspektin profesional, kam pasur dy vite shumë të mirë, ku kam fituar edhe me klubin edhe me ekipin kombëtar, duke e mbajtur nivelim tim me vite lartë”.

Cristiano Ronaldo. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Tani unë nuk mund t’i bëjë gjërat që i kam bërë para 10 viteve. Për të qenë në këtë formë duhen sakrifica të mëdha”.

“Nuk mund të bëj disa gjëra, me siguri nuk mund të bëj gjërat që i bëja kur isha 20 vjeç”.

Cristiano Ronaldo i Real Madridit. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Ne gjithmonë duhet të gjejmë një ekuilibër, madje edhe detajet e vogla bëjnë dallimin”, ka thënë Ronaldo në një intervistë në GQ./Telegrafi/