int(1) Ronaldo nuk luan ndaj Granadas, Zidane e ruan shkaku i kartonëve - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Ronaldo nuk luan ndaj Granadas, Zidane e ruan shkaku i kartonëve

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në fushën e lojës, në përballjen mes Real Madridit dhe Granadas.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, Zidane e mori një vendim të tillë për dy arsye.

Së pari, Ronaldo deri tani ka katër kartonë të verdhë dhe nëse do të merrte një tjetër në Granada, do të humbiste ndeshjen me Sevillan.

Së dyti, trajneri francez preferoi ta lerë portugezin pushim, në mënyre që ai të fitojë forcat dhe të jetë sa më i freskët në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Real Madridi është në garë për të fituar si kampionatin, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Exit mobile version