Telegrafi

Ronaldo: Nuk jam arrogant

 ”Unë i marrë gjërat shumë seriozisht. Në fushë unë nuk jam një person i cili qesh shpesh dhe kjo ndoshta është gjë e keqe, sepse njerëzit mendojnë që unë jam arrogant apo jomiqësor”.

”Pa asnjë dyshim, mendoj se të bëhesh prind na ndryshon që të gjithëve. Për mua, është nder ta di, jam i ri dhe jam duke e rritur një fëmije me principet e njëjta si të miat. Është shumë mirë dhe dëshiroj të kem edhe një fëmijë tjetër sepse familje është gjëja më e rëndësishme”.

”Është e rëndësishme të qëndroj me familjen, shokët dhe të lë futbollin anash që të jetoj e të jem i lumtur. Më pëlqen të notoj, ta mbaj trupin në formë dhe të ha mirë. Unë bëj atë që çdo profesionist e bën”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/