Karim Benzema ka thënë fjalët më të mira për shokun e tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez është gjykuar shumë si një futbollist që nuk bashkëvepron shumë me bashkëlojtarët, pasi qëllimi i tij janë paraqitjet individuale.
Megjithatë, kështu nuk mendon edhe Benzema, i cili ka thënë se Ronaldo është një person i jashtëzakonshëm, teksa as në fushë nuk është egoist.
“Nuk kam fjalë, kur dëgjoj emrin e tij, kam vetëm gjeste admirimi”, ka thënë fillimisht Ronaldo për AS.
“Ai është një person i jashtëzakonshëm. Ne e kuptojmë mirë njëri-tjetrin në fushë”, përcjell Telegrafi.
“Ai dëshiron të ketë topin, por është shumë e vështirë për të marrë atë kur shkon me të”.
“Nuk është egoist në fushë, por nëse ka topin ai gjithmonë dëshiron të shkojë për gol dhe papritmas ai do të më vendosë në pozitë për të shënuar”, ka përfunduar sulmuesi francez. /Telegrafi/