Telegrafi

Ronaldo: Nuk e meritova suspendimin

Ronaldo u dërgua jashtë loje pasi theu hundën e mbrojtësit të Malagas, Patrick Mtiliga.

“Nuk më pëlqen. Sinqerisht mendoj se ndëshkimi është i tepruar. Dua të luaj gjithmonë dhe jam i zemëruar”, ka thënë Ronaldo.

“Ky është kartoni im i dytë i kuq, por kërkoj ta shikoni edhe një herë se pse u dërgova jashtë loje. Nuk kam nevojë për mbrojtje. Ka shumë gjëra të mira në Spanjë, por po ashtu edhe të këqija”, ka shtuar portugezi/Telegrafi/