Juventusi është duke fituar me rezultat 2-0 përballë Dinamo Kievit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Goli i parë u shënua në pjesën e parë me Federico Chiesan që e gjeti rrjetën pas një goditje me kokë (1-0).
Ky goli ishte i vetmi në pjesën e parë, edhe pse Juve dhe Dinamo kishin raste të tjera.
Goli i dytë në ndeshje erdhi nga Cristiano Ronaldo, i cili nga afërsia shtyu topin në rrjetë për 2-0.
The 750th GOAL of Cristiano Ronaldo’s CAREER.pic.twitter.com/CG8hVZb5F4
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) December 2, 2020
Ky është goli i dytë i tij në fazën e grupeve, ndërsa i 750-ti në karrierë. /Telegrafi/