Telegrafi

Ronaldo: Nuk do të jem egoist!

“Nuk ka dyshim se tash jam më pak egoist. Kuptohet, në të kaluarën mendoja se vetëm duke shënuar gola mund të siguroja transferimin në një skuadër më të madhe”.

“Mirëpo, përvoja më ka ndihmuar të kuptoj se kur je në një skuadër, bëhesh pjesë e saj, dhe qëllimi është që të arrihen objektiva më të mëdha. Në Madrid do të shihni një Cristiano më të mirë”.

“Do të punoj shumë që të përshtatem sa më shpejt që është e mundur dhe nuk mendoj se do ta kem vështirë të bashkekzistoj me gjithë këta yje”, është shprehur portugezi për “AS”.