Ai sot është njëri prej meshkujve më të dëshiruar në botë, falë famës, pasurisë dhe dukjes së tij, por dikur Cristiano Ronaldo nuk dinte si të sillej me femrat.
Këtë e ka bërë të ditur aktorja britanike, Gemma Atkinson, e cila ka qenë në lidhje me futbollistin portugez para shtatë vitesh.
31-vjeçarja ka treguar se takimi i parë me yllin e Real Madridit ishte shumë i pazakontë, transmeton Telegrafi.
“Ishte magjepsës, pikërisht magjepsës. Shkuam te unë, pimë çaj dhe e shikuam ‘Only Fools And Horses’”.
“Nuk e di nëse ai vazhdon akoma t’i joshë femrat në atë mënyrë, por asokohe kënaqej duke shikuar ‘Only Fools And Horses’ dhe duke pirë çaj”, ka thënë aktorja, e cila ndërpreu lidhjen me CR7 pasi mediat raportuan se ai shfrytëzonte shërbimet e prostitutave. /Telegrafi/