Telegrafi

Ronaldo me një seri supergolash turpëron bashkëlojtarët në stërvitje (Video)

Cristiano Ronaldo është gati për të befasuar të gjithë.

Superylli portugez u shfaq në top formë para duelit të mbretërve ndaj qipriotëve.

Ai realizoi një seri supergolash, duke u tallur me bashkëlojtarët, ku i tejkalonte ata pa problem.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Real Madrid

Goditjet precize shokuan portierin e klubit mbretëror, i cili s’kishte asnjë gjasë ndaj Cristianos.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo do ta gjejë golin ndaj APOEL Nicosias në rikthimin e tij në fushat e blerta.

Ronaldo është i uritur për të shënuar pasi në La Liga nuk ka luajtur ende për shkak të suspendimit prej pesë ndeshjeve. /Telegrafi/