Telegrafi

Ronaldo nga minuta e parë kundër Barcës

Më 29 nëntor dy gjigantët spanjollë do të takohen në kështjellën e Barcës për të zhvilluar derbin ‘el Clasico’, ndërsa Marca njofton se superylli portugez do të jetë në fushë nga fillimi i ndeshjes.

Mjekët e Ronaldos thonë se trajtimi i nyjës po përparon me sukses, ashtu që anësori portugez pritet të luajë që në ndeshjen kundër Cyrihut në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/