Deri te Kupa e Botës kanë mbetur edhe dy muaj, dhe nuk dihet nëse do ta shohim në fanellën braziliane sulmuesin Neymarin.
Ky i fundit është lënduar në një takimi të ligës elitare franceze, e cila gjë e ka detyruar të kryej edhe një intervenim kirurgjik.
Bashkatdhetari i brazilianit, Ronaldo e ka këshilluar lojtarin që të përqendrohet më tepër në shërim dhe t’i shmanget presioneve të ndryshme.
“Unë jam i sigurt se rikuperimi i tij do të jetë shumë më i shpejtë se imi dhe se do të jetë në Kupën e Botës”, pohoi braziliani.
Duke kujtuar kohën kur ishte me Brazilin në Kupat Botërore, ish-futbollisti tha se ka ndjenja të mira për ekipin brazilian.
Gjithashtu foli edhe për periudhën aktuale të ekipit duke thënë se “ata kaluan kohë të vështira, por vitet e fundit kanë bërë një punë të pabesueshme dhe kanë fituar shumë besim” duke shtuar se” lëndimi i Neymar është shumë i pafat, por jam i bindur se do të rikthehet gjatë verës dhe mund të llogaritet në shërbimet e tij”.
Ish sulmuesi i Real Madridit mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Nike, pohoi se paraqitja në ndonjë botëror është e pabesueshme, fantastike dhe unike.
“Ju nuk punoni për medalje, sepse futbolli është sport i ekipit dhe fitorja është rezultat i një përpjekjeje kolektive, dhuratë pas gjithë sakrificës”, tha Ronaldo.
Theksojmë se mjekët kanë parashikuar se Neymar mund të kthehet brenda dy muaj e gjysmë deri në tre sosh. /Telegrafi/