Site icon Telegrafi

Ronaldo në histori të Kampionateve Evropiane

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka hyrë në histori të Kampionateve Evropiane.

Futbollisti i Real Madridit ka realizuar dy gola ndaj Hungarisë në xhiron e fundit të Grupit F në Euro 2016 duke u bërë futbollisti i parë që ka shënuar në katër Kampionate Evropiane.

Goli i tij i parë erdhi në Euro 2004 në humbjen 2-1 ndaj Greqisë.

Këtë rekord mund ta barazoj edhe Zlatan Ibrahimovic që luan sonte kundër Belgjikës. /Telegrafi/

Exit mobile version