Cristiano Ronaldo është lojtari i parë i Juventusit që shënon nëntë gola në 13 ndeshjet e para të Serie A që nga Pietro Anastasi në sezonin 1968-69.
Ylli i Portugalisë gjeti rrjetën gjatë ndeshjes së kësaj mbrëmjeje kundër SPAL-it në Torino duke ia dhënë epërsinë Juventusin prej 1-0.
Edhe pse atij i mori kohë deri në ndeshjen e katërt për të thyer ‘mallkimin’ e golit, duke shënuar dy gola në fitoren 2-1 ndaj Sassuolo, ai nuk është ndalur që nga ajo ndeshje.
Në 10 ndeshjet e fundit të Serie A, CR7 ka kontribuar me nëntë gola dhe pesë asistime.
https://twitter.com/JuveGrit/status/1066384530951598080
Kjo do të thotë se ai bashkohet me sulmuesin e Genoas, polakun Krzysztof Piatek si ‘Capocannoniere’ apo kryesues i golashënuesve në Serie A me nëntë gola.
Ai është gjithashtu lojtari i pari i Juventusit për arrin të shënojë nëntë gola në 13 ndeshjet debutuese të Serie A.
9 – Prior to Cristiano Ronaldo, the last Juventus player able to score nine goals in his first Serie A season after MD13 was Pietro Anastasi in 1968/69. Historical. #JuveSPAL
— OptaPaolo (@OptaPaolo) November 24, 2018
I fundit që e arriti këtë rekord ishte Anastasi para 50 viteve apo më saktë në sezonin 1968-69.
Ndërsa deri më tani në të gjitha garat me Juventusin, Ronaldo ka 10 gola dhe gjashtë asistime në 16 paraqitje. /Telegrafi/