UEFA e ka publikuar listën e lojtarëve të nominuar për golin më të mirë të sezonit 2017/2018, ndërsa njëri prej të nominuarve është edhe Cristiano Ronaldo.
Superylli portugez konkurron pikërisht me golin që ia shënoi Juventusit në Torino në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Zonjës së Vjetër dhe Real Madridit.
Më poshtë janë të gjithë golashënuesit e nominuar nga UEFA për ‘Golin e sezonit 2017/2018:
Lucy Bronze (Lyon 1-0 Manchester City)
Gjysmëfinalja e femrave në Ligën e Kampionëve (29.04.2018)
Olga Carmona (Zvicër 0-2 Spanjë)
Faza grupore në Kampionatin Evropian të femrave U-19 (21.07. 2018)
Elisandro (Sporting CP 2-5 Inter FS)
Finalja e Kupës së Futsalit (22.04.2018)
Elliot Embleton (Turqi 2-3 Angli)
Faza grupore e Kampionatit Evropian U-19 (17.07.2018)
Christian Eriksen (Irlanda 1-5 Danimarka)
Ndeshja e barazhit (14.11.2017)
Paulo Estrela (Porto 5 -1 Besiktas)
Faza grupore e Ligës së të rinjve të UEFA-s (13.09.2017)
Eva Navarro (Gjermani 0-2 Spanjë)
Finalja e Kampionatit Evropian të fermave U-17 (21.05.2018)
Dimitri Payet (Marseille 5-2 Leipzig)
Cerefkinalja e Europa League (12.04.2018)
Goncalo Ramos (Slloveni 0-4 Portugali)
Faza grupore e Kampionatit Evropian U-17 (07.05.2018)
Ricardinho (Portugali 4-1 Romani)
Faza grupore e Futsal EURO (31.01.2018)
Cristiano Ronaldo (Juventus 0-3 Real Madrid)
Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve (03.04.2018)
/Telegrafi/