Telegrafi

Tronditet Reali, Ronaldo mungon në gjysmëfinale

Real Madridi ka marrë një lajm të hidhur para ndeshjes së parë ndaj Manchester Cityt.

Ylli i ‘Los Blancos’, Cristiano Ronaldo mund ta humbasë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Portugezi doli nga loja në fund të ndeshjes ndaj Villarealit por pa mundur të zëvendësohet pasi Zidane kishte kryer tri zëvendësime.

Ronaldo pësoi një tërheqje muskulore ndaj Villarealit dhe kështu mediat në Spanjë dhe në Angli kanë raportuar se portugezi do të mungojë në ndeshjen e parë.

Ende nuk ka dalë ndonjë komunikatë zyrtare nga Real Madridi rreth lëndimit të portugezit. /Telegrafi/