Real Madridi e ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.
Gjysma e parë përfundoi pa gola, mirëpo me të filluar pjesa e dytë, Los Blancos e shënuan golin e epërsisë.
Marco Asensio shkoi përpara nga ana e majtë dhe e gjeti shumë mirë në krah, Lucas Vazquezin, i cili harkoi në zonë për Cristiano Ronaldon dhe portugezi e nguliti me kokë topin në rrjetë (52′).
https://www.youtube.com/watch?v=XdJ0gUyMPSU
Paris Saint-Germaini tash duhet t’i shënojë së paku tre gola për të siguruar vazhdimet.
Kujtojmë që Los Blancos fituan me rezultat 3-1 në Santiago Bernabeu dhe ky gol thuajse i ka shtuar shpresat e PSG-së për kualifikim eventual.
Skuadra e Zinedine Zidane tash është me një këmbë në çerekfinale dhe do të mendojë për kundërshtarin e ardhshëm.
Ndërsa Ronaldo vazhdon të dëshmojë se është në formë të mirë pikërisht kur i nevojitet Realit. /Telegrafi/